"S'kemi pse varim në ballkon të mbathurat e palarat e shoqërisë"
Ka ngjallur debate në shoqëri dhe ka lënë shije të keqe puntata e emisionit “Përputhen” transmetuar mbrëmë në "Top Channel" ku dy vajzat protagoniste përdorin fjalor fyes dhe në njëmoment ka dhe goditje dorë.
Sociologu Gëzim Tushi në një opinion në "Ditë e Re" në RTV Ora shpreh hapur shqetësimin “për agresivitetin e shfaqjes në media, dhe e një televizioni që është mjet komunikimi masiv. Veprimet që u kryen dje në TV janë irracionale. Nuk i kryejnë njerëzit ato veprime, por i kryejnë njerëzit e destabilizuar apo ata ku instiktet dominojnë mbi arsyen""
Tushi kujton mesazhin e një sociologu të njohur që thotë se ngjarje të cilat ndodhen në jetë të amplifikuara në television dhjetëfishohen në jetën reale.
Nuk kemi pse varim në ballkon të mbathurat e palarat e shoqërisë. Nuk kemi pse i nxjerrim në ballkon. E TV është një ballkon që nuk ka nevojë të shfaqë të tilla perveristete” thotë ai për moderaten Arjola Shehu.
"Kemi një problem shumë të madh me adoleshentë tanë" ngre zërin sociologu Tushi.
Gëzim Tushi:"Ky hiperagresivitet është tepër i shëmtuar. Është një lloj tjetërsimi dhe banalizim i së keqes. Nuk e mendoja kurrë që banalizimi i së keqes të arrijë në këto nivele” thotë ai duke shtuar se kjo kohë ka krijuar konceptin se është koha e njeriut të fortë e atij që duhet të arrijë suksesin me çdo kusht duke mposhtur të tjerët. Kjo po kultivohet dhe në familje. Në familjet e sotme më shumë se kanë interesimin për formimin qytetar të fëmijë kanë frikë se mos fëmijët e tyre dështojnë"
Socialogu shpreh shqetësimin për krijimin e kulturës mes adoleshentëve ku ai që është i fortë është i suksesshëm dhe ai që është i dobët është i dështuar.
