Ermal Qori në Big Brother? Ja cili është vendimi i gazetarit
Një nga personazhet ndaj të cilit është bërë ftesa për tu bërë pjesë e Big Brother VIP 2 është gazetari Ermal Qori.
Qori në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tha se ftesa ishte befasi për të dhe se nuk e kishte menduar ndonjëherë.
Lidhur me vendimin që ka marrë për t’iu përgjigjur pozitivisht ose jo ftesës Ermal Qori tha:
“Është një ftesë që më ka ardhur në program me regjisorin Grishaj. Ishte befasi nuk e kisha menduar ndonjëherë. Më duket shumë interesante, shumë e bukur. Jam në mëdyshja nëse do të doja të shkojë, megjithëse ndërgjegja ime, ana e fshehtë shko. Megjithatë mbetet për tu parë sepse janë shumë gjëra për tu analizuar dhe në aspekt familjar. Jo problematic por aspekt kohor dhe dedikimi i familjes. “
Tragjedia në kanalin anglez, Hasani: Mes tyre mund të ketë shqiptarë
14 Dhjetor, 18:19
Nuk ka shumë kohë për të kalkuluar është marrë një vendm apo akoma?
“Nga ana ime marrë një vendim por se çfarë vendimi është nuk e them. Apo u kuptua?(qesh)”
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

