Ja sekretet për të dekoruar bukur bredhin në shtëpi
Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri është ndër elementët dekorativ ndaj të cilëve kushtohet një rëndësi e veçantë në këtë prag festash.
Për dekorimin e pemës, ka mënyra të ndryshme, ashtu siç edhe madhësitë dhe format e pemëve ndryshojnë.
Ka raste që mund të jetë shqetësuese madhësia e vogël e pemës por në fakt ka truke të mënyrës së dekorimit të saj që mund ta bëjnë atë të duket më e madhe dhe më e bukur.
Disa truke i tregoi Olga Kalimera, artizane në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora.
Olga Kalimera tregon se si në rastet kur kemi bredh të vogël mund të gjejmë mënyra të ndryshme që bredhi të duket më i madh.
Olga Kalimera: Në qoftë se kemi një brez në shtëpi dhe është i vogël mund të gjejmë mënyra të ndryshme që bredhi të duket më i madh. Mund t’ju tregoj 2 trike. Mund të vendosim diçka poshtë një karton, një arkë ose një kuti ku mund të mbështesim bredhin dhe të gjithë distancën që është nga bazamenti deri te gjethet e para të bredhit (ka disa fije që janë të varura në treg) nëse marrim fije dhe i vendosim rreth e rrotull pemës do ti kemi krijuar pemës një lartësi aq të madhe sa do të duket pema e vogël e jona shumë e madhe. Me të njëjtat gjethe vazhdojmë bëjmë dhe dekorin e pjesës lartë.
“Gjithashtu duhet të kemi parasysh gjithmonë se kur vendosim goglat ose topat në pemën e vitit të ri të mos bëjmë gabim të vendosim një të madh sipër, një anash, por të kenë vijmësi duke filluar nga globat e vogël poshtë dhe pastaj të mëdhenjtë më lartë. Duhet të ketë njëlloj simetrie të topave në të gjithë pemën.”
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.