"Duam shumë një fëmijë të tretë" Floriana Garo flet për zgjerimin e familjes

Në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora Floriana Garo foli mbi jetën e saj private.

Ajo tregoi dhe rreth dëshirës qënë së bashku me bashkëshortin për të rritur familjen.

Floriana Garo: Mendoj se kur është mundësia të bëhet një sforco e vogël për ta rritur familjen më shumë.  

Do të kishe dashur ta rrisësh më shumë familjen tënde a e mendon ndonjëherë?

Floriana Garo: Po. E mendojmë herë pas here me tim shoq. Tani në këtë fazë të jetës sime koha dhe dita është shumë e mbushur edhe me punën edhe me familjen. Gjithçka kërkon kohën e vet. Edhe marrëdhënia me partnerin kërkon kohën e vet por në një fazë tjetër pse jo.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.