‘Nëse do ta bëja, do humbisja veten time’, Redon Makashi rrëfen momentin më të vështirë të karrierës
Në një treg të mbingopur me rëndësi është të dallohesh si artist që mbart dhe përcjell vlera me vargje që shkojnë tek çdo moshë, me fjalë që të prekin zemrën dhe të mbushin plot me emocion.
Redon Makashi mbetet një nga kantautorët më të mirënjohur shqiptar, ku me këngët e tij dhe talentin që e karakterizon ka sjellë gjithmonë muzikë të mirë që ka shënjuar rrënjë të thella në artin tonë shqiptar.
I ftuar në D-Night në Rtv Ora, ai foli për momentet më të vështira të karrierës së tij, nëse do të bënte ose jo kompromise në muzikë apo do i qëndronte besnik zhanrit të tij.
Redon Makashi: Gjithë ky kalvar i karrierës time ka patur momente të vështira. Ka patur momente të vështira sepse unë nuk kam ndryshuar rrymën time të muzikës, kam mbajtur po këtë edhe në momentet kur vetë kjo rrymë muzikë që unë bëj nuk gjente vendin e vet…ishte një publik më i vogël që e preferonte dhe muzika tjetër bënte namin me para.
Por, unë nuk bëra këtë kompromis që të bëja pikërisht këtë muzikë për të fituar disa para dhe të humbisja Redonin, kështuqë në momente të vështira që kam krijuar apo stopuar qoftë edhe me qëllim ka qenë pikërisht kjo arsyeja.
Brenda vetes kam ndjerë një vështirësi dhe normale ne jetojmë me muzikën, por kur ndjen që shkëputesh pak dhe nuk e shikon veten në atë treg muzikor, kjo është njëkohësisht e rëndë për ne, sepse nuk e di sesa do të zgjasi kjo mish-mash muzike.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: