Kryeministri Rama në një pikturë me të ëmën. Ja si e vlerësoi ai dhuratën. Piktorja Adela Osmani rrëfen takimin

Piktorja Adela Osmani ka një talent të madh.

Si një artiste e zonja në fushën e saj ajo di të bëjë dhe përzgjedhje pikante si ajo e realizimit të pikturës së kryeministrit Rama me të ëmën e tij.

Dhe pse shumëkush nuk e ka besuar se kryeministri do ta pranonte punën e saj, falë vullnetit dhe këmbënguljes ia arriti qëllimit.

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ajo u shpreh se për të asgjë nuk është e pamundur.

Adela Osmani: Çdokush më thonte se e ke të pamundur. Kryeministri nuk do ta pranojë, është shumë kritik ndaj artit sepse është piktor vetë dhe normalisht çdo piktor jep kritikat. Thash për mua nuk është asgjë e pamundur. Padyshim që do ta realizoj. Kam realizuar një foto të 1973, ka qenë rreth 3 vjeç me të ëmën, nga foto bardh e zi kam guxuar dhe e kam bërë me ngjyra dhe ka qenë. Përveç reagimit pozitiv nga ana e kryeministrit ishte dhe mirëpritje shumë e ngrohtë.

Si reagoi kur kryeministri pa pikturën?

Adela Osmani: Shumë mirë. Dhe më pyeti se si më ka shkuar mendja për realizimin e fotos me mamanë e tij. Si artiste do të doja disa pika më kulminante kështu që mendoj se foto me mamanë e tij ishte foto e duhur për tu kujtuar si artiste si dhe do të ngelej thellë në zemrën e tij.  


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.