Ekskluzive/ Nga rruga në skenën e "The Voice of Greece", Julio Imeri bëri për vete grekët e Helena Paparizu: Prita 12 orë
Julio Imeri është shqiptari që mahniti jurinë por dhe publikun e “The Voice of Greece”.
Kishte 5 vite që performonte në rrugë, çdo ditë në qendër të Athinës. Nuk kishte hipur asnjëherë në një skenë e aq më pak të këndonte para kamerave.
“Asnjëherë nuk e kisha menduar të merrja pjesë në këto kompeticione. Nuk e shoh muzikën si kompeticion. Nuk më pëlqejnë garat si maratonë. Muzika është emocion” tregon ai për “Ditë e Re”
Por një të dielë, ndërsa kishte dalë të këndonte, u vu re nga një pjesëtar i stafit të “The Voice of Greece” i cili e kontaktoi në instagram për tu bërë pjesë e emisionit.
“12 orë pa pushim për të pritur audicionin. Shumë ankth. Thashë do këndoj për njerëzit e do jap emocion dhe atyre që ishin të ulur në karrige. Nuk kisha kënduar asnjëherë në skenë të madhe, as në bare. Këndoj në rrugë, ose në tik tok live. E gjitha ishte emocion i madh
E kishte planifikuar që nëse do të kthente karrigen do të zgjidhte pikërisht atë, Helena Paparizu, këngëtaren e tij të preferuar, dhe ashtu bëri.
“Më ka ndihmuar shumë dhe besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur” tha ai gjatë intervistës për moderatoren Arjola Shehu.
Në garën “The Voice of Greece”, Xhuljo Imeri, (Julio Imeri) i rritur në Gjirokastër, pas performancës së tij me këngën “Stay with me” mori dritën jeshile nga të katërt anëtarët e panelit.
Mos e humbisni videon e emisionit