SHBA: Do të dërgojmë sisteme të reja të mbrojtjes kundërajrore në Ukrainë

"Ne do të dërgojmë sisteme të reja të mbrojtjes kundërajrore në Ukrainë".

Kështu deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby, në një konferencë virtuale me shtypin, pa specifikuar se kur dhe nëse Patriotët do të jenë në paketën e re të armëve.

"Ne jemi të vendosur të ndihmojmë Kievin të mbrohet kundër sulmeve nga Rusia, për aq kohë sa ata mbeten nën sulm," shtoi ai.