"Katargate", drejtori i OJQ vendoset në mbikqyrje elektronike pas apelimit të prokurorit

Prokurori federal i Belgjikës ka apeluar vendimin e një gjykate paraprake për lirimin e Niccolò Figà-Talamanca, por me një byzylyk elektronik, tha një zëdhënës i prokurorit për Politico.

Tani mbetet për t'u parë se kur do të kthehet në burg.

Figa-Talamanca është drejtor i përgjithshshëm i një OJQ-së "Jo Paqe pa Drejtësi".

Organizata, e fokusuar në drejtësinë penale ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, është e lidhur me Fight Impunity, OJQ-ja në qendër të një skandali korrupsioni që ka përfshirë Parlamentin Evropian.

Figà-Talamanca ishte i vetmi i dyshuar i liruar pas një seance dëgjimore paraprake të mërkurën. 

Dy të tjerë, Francesco Giorgi dhe Pier Antonio Panzeri, u kthyen në qelitë e tyre të burgut.

Tre të dyshuarit mund të ankohen për kushtet e paraburgimit brenda 24 orëve.

Nuk është ende e qartë nëse do ta bëjnë.