"Futbolli s’ka vend për Zelenskin" FIFA i refuzon kërkesën për të folur në finalen e botërorit

Dëshira e presidentit të Ukrainës për të bërë moral në finalen e kampionatit botëror nuk është mirëpritur nga FIFA. Mediet ndërkombëtare kanë mësuar se Federata e Futbollit ka hedhur poshtë kërkesën e liderit ukrainas.

CNN mëson se kërkesa e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për të folur përpara fillimit të finales të Kupës së Botës të dielën është hedhur poshtë nga FIFA.

CNN ka mësuar se Zelensky kishte kërkuar të shfaqej në një video lidhje për tifozët në Katar, por edhe në televizorët e të gjithë botës, çka përbën edhe ngjarjen më të ndjekur të vitit.

Është e paqartë nëse mesazhi i Zelenskit do të transmetohej drejtpërdrejt apo do të regjistrohej.

Megjithatë, bisedimet midis Ukrainës dhe organit drejtues të sportit janë ende duke u zhvilluar, shtoi burimi.

CNN ka kontaktuar FIFA-n për koment, por ajo nuk është përgjigjur menjëherë.

Kërkesa, edhe pse joortodokse, nuk është befasuese.

Kievi është përpjekur vazhdimisht të përdorë ngjarjet kryesore botërore, pavarësisht nga tema e tyre, për të mbajtur në qendër të vëmendjes globale luftën në Ukrainë.

Zelensky është shfaqur me video në çdo ngjarje, nga samiti i Grupit të 20 Kombeve deri te Grammy dhe Festivali i Filmit në Kanë për të mbledhur mbështetjen për Ukrainën.