VIDEO/ Shpërthen akuariumi gjigand me mbi 1500 peshq në Gjermani
Një akuarium gjigan në Berlin, i konsideruar si akuariumi cilindrik më i madh në botë i peshqve tropikale ka shpërthyer duke sjellë dëmë të mëdha në hotelin ku ishte vendosur. Policia po punon për të zbardhur shkaqet që çuan në shpërthimin e shtëpisë së më shumë se 1 500 peshqve.

Një akuarium gjigant me një milion litra ujë në hollin e “Radisson Blu” në Berlin ka shpërthyer, duke përmbytur hotelin dhe rrugët aty pranë. "AquaDom", shtëpia e 1500 peshqve tropikalë është 14 m i dhe cilësohet si akuariumi cilindrik më i madh në botë.
Në pamjet e publikuara nga mediat vërehen dëme të shumta, ujë që derdhet në holl dhe mbeturina të shpërndara kudo. Edhe jashtë hotelit ku ndodhej akuzariumi, gjendet një grumbull mbeturinash para dyerve të përparme, të përdredhura në një kënd nga forca e rezervuarit shpërthyes.
Policia njoftoi për dy persona të lënduar, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta dhe autoritetet po vijojnë hetimin. Brigada e zjarrfikësve të Berlinit tha se më shumë se 100 zjarrfikës ishin të pranishëm dhe nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi thyerjen.
Kryetarja e bashkisë së Berlinit Franziska Giffey shkoi në hotel për të parë dëmet dhe e përshkroi shpërthimin si një cunami.
Akuariumi u modernizua dy vjet më parë dhe ka një ashensor me mure të qarta të ndërtuara brenda për përdorim nga vizitorët. Disa nga dhomat në hotel reklamohen se kanë pamje nga ai.
Akuariumi përmbante më shumë se 100 lloje të ndryshme peshqish. “AquaDom” u hap në dhjetor 2003 dhe iu dha Rekordi Botëror Guinness si akuariumi cilindrik më i madh në botë. Sipas raporteve, ndërtimi i tij kushtoi rreth 12.8 milion €.
.

Und so sieht es drin aus #aquarium #berlin pic.twitter.com/QyiImxbxvW
— rbb|24 (@rbb24) December 16, 2022
