Francë/ Zjarri në ndërtesë, banorët: U zgjuam nga britmat, pamë një grua të vdekur

Një zjarr i rënë në një ndërtesë banimi në Lion të Francës ak lënë të paktën 10 të vdekur deri tani, mes të cilëve 5 fëmijë, 4 në gjendje të rëndë dhe 10 të tjerë të plagosur.

Banorët kanë treguar tmerrin e përetuar në ato momente.

"Më zgjuan britmat... Ne donim të ndihmonim njerëzit, por tymi ishte shumë i rëndë. Pashë një grua të vdekur... Është dramatike."

Një fqinj tjetër tha: "I thashë fëmijës tim të mos shkojë në shkollë, ai është i tronditur. U traumatizuar duke dëgjuar britma të tilla, ulërima tmerri. Këmbët po më dridhen."

Blloku i banesave ku shpërtheu zjarri është pjesë e një projekti banimi në periferi të Lionit. Flakët duket se kanë nisur në katin përdhes përpara se të përhapeshin lart.