Turqi/ Kamioni me emigrantë bie në kanal, gjashtë persona humbin jetën

Të paktën gjashtë migrantë të parregullt vdiqën sot në Turqi kur kamioni me të cilin po udhëtonin u përplas në një kanal vaditës pranë kufirit me Sirinë (juglindje), tha zyra e guvernatorit. Sipas njoftimit të guvernatorit, “gjashtë persona humbën jetën, 25 emigrantë u shpëtuan, nga të cilët pesë u plagosën”.  

“Personi që organizoi udhëtimin është arrestuar ”, thuhet në njoftimin për shtyp, pa specifikuar nëse ishte trafikanti.

Sipas faqes së internetit Urfa News, aksidenti ka ndodhur gjatë një ndjekjeje me xhandarmërinë, teksa autobusi ka tentuar t'i shpëtojë kontrollit. Rrethanat e aksidentit të ndodhur në provincën e Sanliurfas rreth 15 km larg kufirit nuk u sqaruan nga guvernatori dhe as kombësia e viktimave nuk u bë e ditur.

Megjithatë, zona kufitare ku ndodhi përplasja bën me dije se viktimat mund të jenë shtetas sirianë.
Turqia pret më shumë se 3.7 milionë refugjatë sirianë, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).