Ukraina: Rusia po përgatit një ofensivë masive në fillim të 2023

Në prag të vitit të ri, Ukraina thotë se ka zbuluar planin e Rusisë për të kryer sulme në shkallë të gjerë në lindje të vendit si dhe në kryeqytet. Informacionet vijnë në kohën kur dy palët nuk kanë ndërmend të firmosin një armëpushim as për festa.

Ndërsa dy palët e përfshira në konflikt nuk kanë plan për të bërë një armëpushim për festat e fundvitit, Rusia duket se po përgatit një sulm në shkallë të gjerë në fillim të vitit të ri.

Inteligjenca ukrainase pretendon se ka zbuluar se Rusia po planifikon të kryejë një ofensivë të madhe, pavarësisht zmbrapsjes ushtarake.

Sipas gjeneralëve ushtarakë, ofensiva pritet të nisë në rajonin e Donbasit, në jug, e madje edhe rreth Kievit.

Sinkron gjenerali: Rusët janë duke përgatitur për angazhim të rreth 200.000 trupave shtesë. Nuk kam dyshim që do të bëjnë një tentativë të re në Kiev.

Ai ka thënë se është 100 % i sigurt se Rusia është duke përgatitur dhe se “detyra e rëndësishme strategjike” e Ukrainës është që të krijojë rezerva dhe të përgatitet për ofensivën e re që mund të nisë në shkurt, në mars, apo në skenarin më të keq në janar.

Analistët perëndimorë kanë thënë se aftësia e Rusisë për të nisur ofensivë të suksesshme të terren është duke u dobësuar secilën herë e më shumë.

Zyrtari më i lartë ushtarak i Britanisë së Madhe, admirali Sir Tony Radakin, ka thënë këtë javë se lufta vetëm do të përkeqësohet për Moskën, e cila, sipas tij, është duke u përballur me mungesë TË theksuar municioni.