E rëndë në Francë, shkrumbohet ndërtesa, 10 të vdekur mes tyre 5 fëmijë

Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë, kanë humbur jetën nga një zjarr në një pallat pranë Lionit të Francës.

Në orën 06:30, policia franceze lëshoi një deklaratë duke thënë se një "zjarr i madh" shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin.

Përveç numrit të të vdekurve, ata thanë se katër persona ishin në gjendje kritike dhe 10 të tjerë kishin raportuar lëndime të lehta, citon BBC.

Ata thanë se 170 zjarrfikës u dërguan në vendngjarje në orën 03:25 dhe kishin shuar zjarrin.

Ministri i Brendshëm, Gerard Darmanin, tha se shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe vlerësoi punën e zjarrfikësve që shpëtuan njerëzit në "kushte jashtëzakonisht të vështira".

Ai shtoi se fëmijët që vdiqën ishin të gjithë të moshës nga tre deri në 15 vjeç.

Sekretari francez i Brendshëm, shtoi se një hetim mbi atë që shkaktoi zjarrin do të nisë më vonë të premten.