Shpërthen akuariumi gjigant i hotelit, përmbante 1500 peshq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2022, 16:09
Një akuarium gjigant me një milion litra ujë në hollin e Radisson Blu në Berlin ka shpërthyer, duke përmbytur hotelin dhe rrugët aty pranë.
"AquaDom", shtëpia e 1500 peshqve tropikal, është 15.85 m i lartë dhe u përshkrua si akuariumi cilindrikë më i madh i lirë në botë.
Dy persona u plagosën nga rënia e xhamit pas shpërthimit. Video tregonte një rezervuar bosh me ujë që derdhej në hollin e hotelit.
Mysafirët janë zhvendosur nga hoteli pas incidentit.
Një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve të Berlinit i tha BBC-së se shumica e peshqve kishin ngordhur dhe moti i ftohtë i kishte bërë përpjekjet e shpëtimit më të vështira.
AquaDom u hap në dhjetor 2003 dhe iu dha Rekordi Botëror Guinness si akuariumi cilindrik më i madh në botë.
