Misteri/ Putin “zhduket’ nga skena publike: Anulohen të gjitha daljet tradicionale të fundvitit
Kremlini ka bërë të ditur se presdienti Vladimir Putin, e ka anuluar fjalimin e tij për gjendjen e kombit që mban çdo vit para parlamentit dhe që ishte caktuar për 27 dhjetor.
Ajo njihet si konferenca tradicionale për shtyp e fundvitit pritjen e Vitit të Ri nga ana e presidentit.
Putini ka anuluar të gjitha ngjarjet tradicionale publike të fundvitit bashkë me fjalimin në parlament, bëri me dije zëdhënësi i Kremlinit Peskov.
Dhe jo vetëm kaq, presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu nuk ka në plan të marrë pjesë në ndeshjen tradicionale të hokejit mbi akull në Sheshin e Kuq këtë sezon festash.
Më herët ka pasur aludimi për gjendjen e tij shëndetësore dhe nuk dihet se këto mungesa të tij janë për këto arsye apo të lidhura me sigurie.
Megjithatë, për Kremlinin, do të mbahet takimi mes Putinit me liderin kinez Xi, dhe takimi me rajonet e Ukrainës të shpallura të aneksuara në fund të shtatorit në Federata Ruse.
Një tjetër siguri mbetet e sigurt: Putin nuk ka ndërmend të nënshkruajë një dekret të ri për t'i dhënë fund mobilizimit ushtarak në Ukrainë.
