"Vajzat shqiptare rrinë me orë në grim, makeupi i Ana Wintour për 15 minuta", ja çfarë tregon Romina Pashollari
Romina Pashollari është një ndër shqiptarët më të sukseshme në botë, e cila ka bërë realitet endrrën e saj që e vogël. Ajo është makeup artist dhe ka grimuar shume yje të Hollywood, mes tyre edhe drejtuesen e VOGUE, Ana Wintour.
Në një intervistë për "Ditë e Re" në Rtv Ora ajo tregon përshtypjen që i kanë mbetur nga kjo eksperiencë.
"Në fillim ke një opinion duke shikuar televizor, revista, kur sheh live janë më të thjeshta. Sa më të famshme janë aq më të thjeshta janë. Kjo më ka bërë përshtypje".
Emocionohet sa herë flet për Ana Wintour dhe thotë se ka qenë makeupi më i vështirë por njëkohësisht edhe më i shpejti që ka bërë.
“Kam pasur mundësinë ta grimoj tre ditë. Ishte makeup më i vështirë që kam bërë. Është një grua shumë e bukur. Të gjithë e shikojnë me syze por ka sy shumë të bukura. Ka sytë shumë të bukura. Personaliteti dhe ideja që kemi ‘djalli vishet me Prada’ të frikëson pak por kur e pashë folëm për fustanin dhe idenë që kisha për makiazhin dhe e miratoi. I pëlqeu shumë buzëkuqi dhe e donte me vete. Ia dhurova. Kam lyer dhe nusen e Raul Bovës".
Ndaj ka edhe një mesazh për vajzat shqiptare, të cilave dukja u merr shumë kohë.
“Makeupi Ana Wintour që ta dinë shqiptaret që rrinë orë e orë duke u trukuar, më zgjati vetëm 15 minuta. Vetëm 15 dhe ishin shumë."
