Dy tironse në sfiladën e Max Mara tërheqin vëmendjen me "gjuhën e çuditshme". Historia e Romina Pashollarit

Romina Pashollari është vajza tironse të cilën sot e gjen mes bashkëpunëtorëve në projekteve të mëdha në fushën e modës, Channel, Fendi dhe Dolce Gabana.

Iku e vogël ndoshta dhe pa dëshirën e saj por sot numëron 26 vjet në Itali dhe po realizon ëndrrën e fëmijërisë

“Kam ikur jo me shumë qejf. Sado që kanë kaluar kaq vite nuk kam harruar gjuhën dhe jam shumë e lidhur me Tiranën dhe kulturën shqiptare” tha ajo në një video intervistë me emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.

Me një të folur të miksuar mes italishtes dhe shqipes Romina e pranon se fillimi nuk ka qenë i lehtë por sot ajo është e lumtur.

“Fillimi ka qenë i vështirë, kultura opinion, nuk ka qenë fare e thjeshtë. Kam luftuar shumë për të pasur një pozicion për të realizuar ëndrrat e mia e tani flas për gjërat e bukura që unë bëj. Jam e lumtur për jetën time. Unë e vogël kam qenë e fiksuar me modën dhe veshjen”

Sflilata e saj e parë ishte me  brendin e njohur të modës “Fendi” më pas puna vijoi me Channel, Dolce Gabana, Maks Mara, dhe veçon një moment tepër të bukur.

Kur grimoi Anna Wintour, një nga ikonat e modës, kryeredaktoren e revistës Vogue, femra më e fuqishme në botën e modës.

“Ende më duket e pabesueshme edhe pse kam librin, foto, autografin e saj”

Si është ti takosh nga afër modelet e famshme?

Në fillim ke një opinion kur i shikon në television por sa më famshme dhe më lart në karrierë janë aq më të thjeshta dhe me edukatë janë. Më ka bërë përshtypje shumë herë. Se mendoj se mund të jenë pak ndryshe por janë shumë të ëmbla. Në fillim u flas se dua të kuptoj  personalitetin e tyre, por kur ka raste të rëndësishme si festivali i Venecias, atëherë duhet ti kuptosh"

Të ka ndodhur të takosh modele shqiptare?

Më ka ndodhur 4 – 5 herë. Janë shumë të bukura. Kam një fotograf shqiptar që jemi njohur në fushën e modës. Eugenio Qose.

Pak  muaj më parë isha në një sfilatë të Max Mara. Me një modele nisa të flisnim frëngjisht pasi ajo më tha se jetonte në Belgjikë. Dëgjova një theks të çuditshëm dhe e pyeta se ku kishte lindur. Më tregoi se kishte lindur në Tiranë. Më pas folëm në shqip. U gëzuam të dyja dhe gjithë ditën flisnim shqip dhe stafi i Max Mara na pyeste se çfarë gjuhe flisnim.

Makiazhi yt është ujë e sapun, ndërkohë që në Shqipëri është i rëndë, si e sheh, e pyeti moderatorja Arjola Shehu

Romina u përgjigj: Nuk do të thotë që nuk kam truk. Kam shumë gjëra poshtë fytyrës time por dukja ka rëndësi.

Unë bëj dhe nuse të kombësive të ndryshme.

Indianët e duan shumë të theksuar makiazhin

Aziatikja e do shumë të lehtë.

Unë them që nake up duhet të përfaqësojë atë që jemi ne, personalitetin tonë. Nuk dua të gjykoj por secili ka stilin e vet. Më pëlqen një grua elegante por jo e ekzagjeruar. Nuk më pëlqen që make up të mbërrijë përpara personalitetit.

Emocionohet sa herë flet për Ana Wintour

“Kam pasur mundësinë ta grimoj tre ditë. Ishte makeup më i vështirë që kam bërë. Është një grua shumë e bukur. Të gjithë  e shikojnë me syze por ka sy  shumë të bukura. Ka sytë shumë të bukura. Personaliteti dhe ideja që kemi ‘djalli vishet me prada’ të frikëson pak por kur e pashë folëm për fustanin dhe idenë që kisha për makiazhin dhe e miratoi. I pëlqeu shumë buzëkuqi dhe e donte me vete. Ia dhurova.  Kam lyer dhe nusen e Raul Bovës.

“Makiazhi i Ana Wintour që ta dinë shqiptaret që rrinë orë e orë duke u trukuar, më zgjati vetëm 15 minuta”

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.