100 mijë euro për të fshirë këngët me Olsi Bylykun, Lorenc Hasrama habit me përgjigjen

Të ftuar këtë puntatë në Why Not në RTV Ora ishin Irkenc Hyka, Lorenc Hasrama dhe Stiv Boka, ndër këngëtarët më të pëlqyer të muzikës shqiptare.

Një nga pyetjet nga Xhoi jashtëtokësori ishte dhe nëse Lorenc Hasrama do ti fshinte të gjitha këngët që ka me Olsi Bylykun për 100 mijë euro.

Xhoi Jashtëtokësori: Lorenc nëse do të jepnin 100 mijë për të fshirë të gjitha këngët që ke me Olsi Bylykun do ti fshije?

Irkenc Hyka: I ka fshirë ato që ka pas për të fshirë

Lorenc Hasrama: Jo për 100 mijë euro do fshija Olsin jo këngën ( tha ai me shaka)

Ndërsa Stivi Boka u pyet për tre vajza të shqowbizit që do të donte të bëhej baba, për të cilën ai nuk dha një përgjigje konkrete.

Xhoi Jashtëtokësori: Të kemi parë që je shumë i dashur me fëmijët. Listo 3 femra shqiptare me të cilat do të doje të bëheshe baba.

Stiv Boka: Po prit o vlla se unë duhet ta njoh njëherë, ta prezantoj me mamin. A e prano mami apo jo. Jemi familje me tradita ne.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.