Maroku “anekson” Gadishullin Iberik, pas Spanjës kalon Portugalinë, gjysmëfinale historike për “Luanët e Atlasit”

Mrekulli! Vetëm kjo fjalë mund ta përmbledhë atë që po bën Maroku në Kupën e Botës 2022.
Skuadra ne Afrika Veriore largon nga Katari një tjetër skuadër pretendente, Portugalinë e trajnerit Santos dhe Cristiano Ronaldos që në Al Thumama luajti për më shumë se 30 minuta por nuk la asnjë gjurmë dhe nuk bëri asgjë për të zhvlerësuar golin e El Nesyri-t në minutë e 42 të pjesës së parë.
Portieri Bounou rezultoi sërish vendimtar por luzitanët zhgënjyen shumë në këtë ndeshje duke krijuar pak raste të rrezikshme gjatë 100 minutave lojë ku skuadra e trajnerit Walid Regragui zhvlerësoi Portugalinë e yjeve të kontinentit.
Bruno Fernandex dhe Joao Felix apo Rafael Leao në mënyrë të çuditshme nuk arritën të çanin murin portugez qe e mbylli ndeshjen me artilerinë e rëndë.

Ndeshja e katërt ndaj skuadrave të mëdha europiane pa pësuar gol për Marokun që më parë barazoi pa gola me Kroacinë, kaloi Belgjikën me një fitore të pastër dhe barazoi pa gola ndaj Spanjës, ndërsa ky është botërori i fundit për Cristiano Ronaldon që doli mes lotësh nga fusha e stadiumit ku u konsumua tragjedia për ekipin portugez.

Ky është një rekord absolut pasi Maroku bëhet skuadra e parë afrikane që arrin deri në gjysmëfinale, ndërsa në fazën tjetër do të ndeshet me fituesen e çiftit Angli-Francë të mërkurën në orën 20:00.
