Manuel Neuer thyen këmbën duke bërë ski, sezoni mbyllet që në dhjetor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2022, 14:59
Nuk kanë fund problemet fizike për Manuel Neuer që pas rikthimit në fushë pak javë më parë, duket të bëjë llogaritë me një dëmtim edhe më të rëndë që kompromenton përfundimisht sezonin e numrit 1 të Bayern Munchen.
Gjatë pushimeve të dimrit në një resort malor, numri 1 u dëmtua rëndë në këmbë ku pësoi një frakturë dhe tashmë ndodhet i shtruar në spital. Kapiteni bavarez shkruan në Instagram:
“Çfarë mund të them. Ky fund viti mund të kishte shkuar shumë më ndryshe. Teksa po përpiqesha të qetësohesha disi pësova një dëmtim shumë të rëndë në këmbë. Operacioni shkoi mirë dhe i falënderoj shumë doktorët. Më dhemb shumë tashmë që jam i vetëdijshëm se sezoni është mbyllur përfundimisht për mua”.
View this post on Instagram
