Rriten rastet e fëmijëve të prekur nga lia e dhenve

Përveç pranverës, dimri është stina ku sëmundja e lisë qarkullon ndër të vegjël por edhe të mëdhenj.

Mjekët thonë se javët e fundit po ndeshen me raste në rritje.

“Në një ditë në këtë përudhë janë 3-4 raste. Format që kanë ardhur kanë qenë të lehta dhe mesatare.

Sëmundja e cila është shumë ngjitëse prek më shumë fëmijët, kryesisht ata që frekuentojnë çerdhet e kopshtet.

“Mosha 3-5 janë më shumë të prekshme.”

Fillimisht shfaqet temperatura e më pas pikat në fytyrë e gjithë trupin.

“Temperatura bie kur shfaqen pikat në lëkurë.”

Mjekja pediatre Artenida Bitri thotë se sëmundja trajtohet me qetësues të temperaturës dhe ndan disa këshilla për prindërit.

“Do të jepen vetëm disa medikamente dhe të hidratohen fëmijët bashkë me higjienën.”

Por përveç lisë shqetësim këto kohë për të vegjlit janë virozat dhe gripi.

Për të evituar problemet të fëmijët, sidomos tek ata me imunitet të dobët mjekët këshillojnë kryerjen e vaksinës së gripit.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.