Të mirat që sjell sporti i boksit dhe tiparet për të qenë të suksesshëm

Leonard Zekthi, trajner boksi dhe Mira Nazaj, asistente trajnere  e këtij sporti në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora folën rreth këtij sporti.

Leonard tha se boksi kohët e fundit ka hyrë në trend.

Leonard Zekthi: Është i preferuar boksi dhe shumë madje. Kohët e fundit ka hyrë në trend. Kohët e fundit më shumë bëhet për pjesën e shëndetit, jo për të marrë pjesë në kampionate. Ka energji ndryshe, të rrit imunitetin, të heq stresin ka benefite të mira.

Sa zgjat përgjithësisht një seancë boksi?

Leonard Zekthi: Në fakt këta që e bëjnë për qejf zgjat nga 45 minuta në 1 orë duke përfshirë dhe ushtrimet e boksit.  Nuk mund të bësh 1 orë boks se është e pamundur.

Mira Nazaj  tregoi rreth fillimeve të saj në këtë sport ku u shpreh se “Ka nisur si një eksperiencë e re që doja të provoja, më pas mu kthye në pasion dhe tani në profesion.”

Leonard Zekthi thotë se në 3 muaj mund të mësojnë hapat e para të boksit por ka dhe njerëz të lindur që mësojnë shumë shpejt.

Cilat janë disa nga tiparet për të qenë të mirë e të suksesshëm në boks?

Leonard Zekthi: Duhet të jesh i qetë, të kesh zemër. Po nuk je trim apo të kesh pak zemër të fortë je i humbur. Duhet të bësh përpjekje të madhe dhe të jesh inteligjent.

Mira pse do ta sugjeroje boksin për vajza në veçanti?

Mira Nazaj: Përveç pjesës që të jep një fizik të bonifikuar rrit vetëbesimin, heq stresin, heq të gjitha energjitë negative.

A po e kërkojnë dhe vajzat njëlloj boksin?

Leonard Zekthi: Vajzat tashmë merren më shumë, merren pasi duan të tonifikojnë trupin dhe shikojnë pjesën e shëndetit. Koha ka evoluar dhe është rritur cilësia e sportit. Shkolla ka ecur më parë, nuk është më boksi i rrëmujës i luftës së ashpër.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.