Rezarta dhe Fisniku vijnë me "Thëllëzë e gurit të thatë"

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora këngëtarët Rezarta Hoxhaj dhe Fisnik Sulaj treguan rreth projektit të tyre muzikor "Thëllëzë e gurit të thatë".

Ata tregojnë se projekti u realizua në një kohë të shkurtër.

Fisnik Sulaj: Projekti u realizua në një kohë të shkurtër pothuajse një javë. E prisnim që do të pritej mirë.

Rezarta Hoxhaj: Kur e thirra Fisnikun në fillim deshi të më refuzonte. Po më dëgjonte një herë më vëmendje. Në fillim u spostua projekti për në vjeshtë, pastaj ai e mirëpriti me kënaqësi. Më duket sikur dhe për mua është hapur një derë edhe më e madhe.

Ata ia arritën të sillnin një këngë që u pëlqye menjëherë nga publiku. Shprehen se reagimet që kanë marrë kanë qenë të shumta.

“Reagimet kanë qenë shumë pozitive, telefoni nuk menaxhohej dot nga mesazhet”, tha Rezarta Hoxhaj.

Rezarta Hoxha dhe Fisnik Sulaj ia morën këngës në studio.

Për më tepër shikoni emisionin e plotë.