Momenti kur Santos i tregoi Ronaldos se do të ulej në pankinë. Ja si reagoi CR7
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos flet përpara ndeshjes me Marokun duke u ndalur te çështja kryesore, Cristiano Ronaldo.
"Zakonisht ua bëj të ditur formacionin lojtarëve kur shkojmë në stadium por këtë herë kam diskutuar përpara me Ronaldon. Është kapiteni dhe njeriu që i ka dhënë shumë Portugalisë. Ndodhi përpara ndeshjes me Marokun, pasi unë kisha drekuar.
Nuk kisha folur asnjëherë më parë vetëm për vetëm me të. I thashë: nuk do të luash, por je shumë i rëndësishëm për ne dhe mund të na ndihmosh gjatë ndeshjes. Natyrisht që nuk ishte i kënaqur por zhvilluam një bisedë të qetë. Nuk ka kërkuar asnjëherë të largohet por tashmë është bërë e modës ta sulmojnë dhe të mendosh që ai ishte tifozi më i zjarrtë në pankinë. Duhet ta lini të qetë".
