Talenti i botërorit që po “çmend” Liverpoolin dhe Realin
Me Anglinë, Jude Bellingham po shkëlqen ndërsa vlera e tij në merkato po arri nivele stratosferike. Borussia Dortmund është thjesht një ndalesë e parë sepse mesfushori i skuadrës së Gareth Southgate ëndërron të luajë mes të mëdhenjve të futbollit botëror. Klasi që po tregon në Kupën e Botës e ka detyruar klubin e Liverpool të nisë kontaktet me familjen, ndërsa Jurgen Klopp është i gatshëm të ndërtojë një skuadër të tërë rreth talentit të tij.
Mund të jetë pikërisht djali nga Marseyside goditja e madhe e “The Reds”, ndërsa Kupa e Botës ka nxjerrë në vitrinë një talent të rrallë që si pa e kuptuar, ka kaluar të gjitha hierarkitë e “Tre Luanëve” duke uë bërë ai lideri i heshur i ekipit. Në gjurmët e Bellingham është edhe Real Madrid që aktualisht mbetet në kërkim të pasardhësve të Modric e Kroos.
Me fanellën e Anglisë, Bellingham numëron 21 ndeshje dhe në përballjen me Iranin u bë lojtari i parë i Kupës së Botës i lindur pas vitit 2000 që shënonte një gol. Për momentin, Southgate po e shijon pa derdhur asnëj qindarkë dhe ndaj Francës mund të jetë celësi për të hapur derën e gjysmëfinales, ndërsa Klopp apo Ancelotti, duhet të sakrifikojnë jo pak miliona për ta rershtuar mes skuadrave të tyre.
