Smajlaj mohon lajmet e pezullimit të mundshëm nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës

Pas akuzave për falsifikim të informacioneve në lidhje me të dhënat që lidhen me kualifikimin e tij në olimpiadën Tokyo 2020, atleti Izmir Smajlaj reagon nëpërmjet në postimi publik ku thekson:

“Të nderuar miq, po qarkullon në media një lajm i rremë për të cilin thuhet se unë jam pezulluar nga aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të atletikës. Për shkak të mbështetjes dhe respektit tuaj, unë do t’iu jap shpjegimin e shkurtër në të cilin ju tregoj që:

Unë jam në një process gjyqësor me AIU prej një viti për dëmtim imazhi dhe për faktin që unë nuk kam mashtruar me mundin e vullnetin e sportit që përfaqësoj. Ndaj kërkoj prej jush heshtjen, respektin e mirëkuptimin tuaj deri në përfundim të këtyre seancave ku po kërkohet të shpallet pafajësia ime në këtë vorbull akuzash të rënda e të pavërteta! Faleminderit, me respekt, Izmiri”.

Nuk është ende zyrtare por mendohet se njësia e Integritetit të Atletikës është shprehur se ata mund të dënohen për shkelje disiplinore të një gare të zhvilluar në maj të 2021 në Shqipëri në kërcimin për së gjati.