“Gjermanët kishin ardhur gabimisht", Sukniqin për Marokun: Aq është historia e tyre

Arjan Sukniqi ishte pjesë e studios së emisionit “Botërori Katar 2022“, ku foli  për ekipet e kësaj Kupe Bote.

Sukniqi  vë theksin tek paraqitja e dobët e Kombëtares gjermane si dhe shprehet se nuk e sheh më të gjatë historinë e Marokut.

Ai e sheh si të padiskutueshëm faktin që Portugalia do ta mund Marokun.

“Gjermanët u panë që në ndeshjen e parë që kishin ardhur gabimisht. I kishin hipur avionit kot. Maroku është që histori që është stampuar atje. I kanë ngulur me gozhdë në ato pozicioni. Aq është historia e Marokut. Mbaje mend këtë, këta (Portugalia) do ta grisin fare Marokun”, ka thënë Arjan Sukniqi.