Vedat Muriqi pranë Real Madrid, “Los Blancos” e konsiderojnë zëvendës të Benzema

Lajmi “bombë” i merkatos vjen nga Spanja ku Real Madrid mendon për një shqiptar, sulmuesin kosovar të Mallorcas, Vedat Muriqi si zëvendësues të Karim Benzema që vazhdon të ketë probleme fizike.

Sipas gazetës “El Gol Digital”, “pirati” që numëron 8 gola në 12 ndeshje këtë sezon në La Liga, mund të transferohet te ekipi mbretëror për 20 milionë euro pasi në mes qëndron klauzola e rishitjes së tij dhe në këtë rast Lazio do të përfitonte automatikisht 45 %.

Gjithsesi, zëra ka edhe nga Anglia ku Wolverhampton mendohet se është gati madje të paguajë klauzolën 38 milionë të vendosur nga Mallorca.