Di Maria e thumbon, Van Gaal i përgjigjet me klas dhe diplomaci
Angel Di Maria dhe Louis van Gaal janë kryqëzuar në deklaratat e tyre përpara ndeshjes çerekfinale Holandë-Argjentinë. Pa klas, sulmuesi i Juventusit ka deklaruar se holandezi ka qenë trajneri më i keq me të cilin ka punuar, duke e provokuar jo pak Van Gaal që gjithsesi ka zgjedhur diplomacinë për t’i dhënë një përgjigje lojtarit 35-vjeçar të Kombëtares së Argjentinës.
“Di Maria tha se unë isha një nga trajnerët më të keq që kishte? Është një nga lojtarët e pakët të mi që mendojnë kështu. Më vjen keq, jam shumë i trishtuar që e tha këtë. Shiko, të gjitha vuajtjet që kaloi Di Maria, i ka kaluar edhe Memphis Depay. Por ja ku jemi tani, ne të dy mund të puthemi edhe në buzë me njëri-tjetrin”.
Deklaratë diplomatike nga ana e numrit 1 të stolit “portokalli” i cili kërkon një biletë për në fazën gjysmëfinale por fillimisht duhet të kalojë Argjentinën dhe më pas ndoshta edhe Brazilin.
