Trajneri i Kamerunit në një video informale akuzon portierin e Interit, Onana

Trajneri i Kamerunit, Rogobert Song shpjegon shkaqet e përjashtimit të portierit të Interit, Andre Onana në mesin e Kupës së Botës pas një konflikti verbal mes të dyve. Çështja është se këtë nuk e bën zyrtarisht por në një video informale që po qarkullon në rrjet dhe ku ai zbulon shumë detaje. Ja çfarë thotë ai:

“Ditën e ndeshjes me Serbinë i thashë se kisha nevojë të flisja me të dhe ai filloi të qante. I thashë se nuk kisha kohë për të diskutuar këti gjëra dhe e kërkova sepse nuk kishte ardhur të më fliste një ditë më parë. Unë flas edhe me Aboubakar, Choupo-Moting e Anguissa që janë lojtarë më përfaqësues dhe nuk mund të flisja me të?

Në fushë ai kërkon të bëjë spektakël dhe i kërkova që të mos rrezikojë duke e hapur topin nga krahët por duhet ta largojë sa më shumë në mesin e fushës. Në vend që të fliste me mua, shkoi të fliste me Eto’o që e dërgoi nuk e di se ku”.