Nis gara për Enzo Fernandez, argjentinasi në “lupën” e të mëdhenjve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2022, 12:00
Emri i Enzo Fernandez ka nisur të qarkullojë në selitë e skuadrave të mëdha europiane pas paraqitjeve pozitive me fanellën e Argjentinës në Kupën e Botës.
Sipas rrjetit “ESPN”, agjentët e lojtarit të Benficas kanë nisur kontaktet me disa klube por Benfica kërkon të marrë maksimumin që është 120 milionë euro pasi e favorizon kontrata që ka me të deri në vitin 2027.
Mesfushori i transferuar nga River Plate një vit më parë për 12 milionë euro, sot për “shqiponjat” vlen 10-fish më shumë.
