Një “armë” më shumë kundër Francës, Sterling bashkohet me skuadrën

Raheem Sterling i ka surprizuar të gjithë teksa është kthyer në Katar për t’u bashkuar me Kombëtaren e Anglisë edhe pse tre ditë më parë udhëtoi nga Doha në Londër për të qëndruar pranë familjes pasi disa grabitës mësynë në shtëpinë e tij në Surrey duke i vjedhur 300 mijë pound por duke terrorizuar edhe tre fëmijët e sulmuesit.

Trajneri Gareth Southgate i dha leje për t’u larguar menjëherë duke theksuar se në jetë ka gjëra më të rëndësishme se futbolli por kur dukej se do të humnbiste edhe ndeshjen me Anglinë pas mungesës ndaj Senegalit, ai është shfaqur në hotelin e skuadrës në Doha.

Sterling është titullar në formacionin e Gareth Southgate por nuk dihet ende nëse të shtunën do të zbresë në fushë përballë Francës në ndeshjen çerekfinale.