VIDEO/ Sulmohet nga persona të maskuar makina e gazetarëve kosovarë në Mitrovicën e Veriut
Nga Ora News Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2022, 09:16
Makina me të cilën po udhëtonin ekipi i KALLXO.com, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.
Ekipi i cili po udhëtonte me makinën e zyrës në drejtim të Mitrovicës së Veriut është sulmuar nga grupi i personave të maskuar të cilët po qëndronin në udhëkryqin e kësaj lagjeje.
Sulmuesi ka goditur me grushte makinën ndërsa grupi i xhirimit ndodhej në makinë.
Mbrëmjen e djeshme u raportua se pati një sulm edhe ndaj policisë në Veri.
Një efektiv i policisë së Kosovës është plagosur gjatë sulmit të armatosur në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit në orët e vona të së enjtes.

