“Situatë kaotike në veri”, Zeka: Fat për kosovarët që kryeministër e president real kanë ambasadorin amerikan

Sa herë që ka një reagim të serbëve në veri të Kosovës duket se SHBA e gjen zgjidhjen duke kërkuar qeverisë së Kosovës të tërhiqet.

A është ky një lexim që i bëhet zhvillimeve?

Kësaj pyetje iu përgjigj analisti dhe gazetari Milaim Zeka në një intervistë për Ora News me gazetarin  Everest Dedaj.

Zeka tha se bandat e kontrolluara nga Vuçiç kanë në kontroll veriun e Kosovës por fat për qytetarët e këtij vendi është se ata kanë kryeministër real, president real ambasadorin amerikan.

Milaim Zeka: Fati i madh i qytetarëve të Kosovës është që kryeministër real, president real i Kosovës është ambasadori amerikan këtu dhe SHBA. Logjika e Kurtit duke u konfrontuar me BE dhe SHBA na ka çuar në një situatë ku veriu i Kosovës ka kaluar në një kontroll total nga ana e Serbëve në atë pjesë të Kosovës. Nëse deri dje institucionet kanë funksionuar në atë pjesë të vendit logjika konfrontuese e Kurtit dhe logjika fashiste e Vuçiç ka çuar atje në një situatë kaotike ku kontrollin e kanë marrë bandat serbe të udhëhequra nga Vuçiç.