Policia e Kosovës mbyll 44 qendra masazhesh, të përfshirë edhe 15 persona nga Shqipëria e 9 nga Tajlanda

Policia e Kosovës ka mbyllur plot 44 sallone të masazheve në vend.

Në operacionin e koduar “Masazh-Dhjetori-2022”, janë hetuar 145 persona, ndërsa janë gjobitur për parregullsi të evidentuara në këto sallone.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave në terren, ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës. Me datë 07.12.2022, Plani  Operativ i koduar ‘Masazh- Dhjetori -2022’, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se në mesin e tyre 116 janë femra dhe 29 meshkuj, ndërsa në raport shtetësie, 120 janë shqiptarë të Kosovës, 15 shtetase të Shqipërisë, 9 të Tajlandës 9 dhe 1 i Rumanisë.

Policia e Kosovës mbyll 44 qendra masazhesh, të përfshirë