Vuçiç: Nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë nga respekti për atë që kemi kaluar

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot në Tiranë, pas samitit të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, se Beogradi zyrtar nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë në respekt të gjithçkaje që populli i Serbisë ka duruar duke vuajtur sanksionet për 10 vite, raportojnë mediat serbe.

“Unë u thashë se ky qëndrim ndaj sanksioneve është para së gjithash qëndrim ndaj nesh serbëve dhe qytetarëve të Serbisë dhe jo ndaj dikujt tjetër, është çështje respekti për ne dhe për atë që kemi kaluar 10 vjet duke vuajtur sanksionet ndaj të cilave ishim të ekspozuar.Ne kemi parë që këto sanksione nuk u sjellin asgjë të mirë qytetarëve dhe popullit, kështu që nuk është e natyrshme që ne të jemi ata që do të marrim pjesë në ato sanksione”, tha Vuçiç në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse qëndron pas Deklaratës së Tiranës.

Ai kujtoi se Rusia vendosi sanksione ndaj Serbisë në 1992, por Beogradi nuk do të bëjë të njëjtën gjë.

Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë.

Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi i janë bashkuar BE-së dhe SHBA-së në sanksionimin e Rusisë për luftën në Ukrainë.