"Palët të shmangin dhunën", BE kërkesë Kosovës: Zgjedhjet e 18 dhjetorit në rrethana paqësore
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Europian ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me tensionet e rikthyera në Veri të Kosovës, pas shpalljes së 18 dhjetorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme atje. Zëdhënësi i Brukselit, Peter Stano ka thënë se BE dënon sulmet e dhunshme në veri dhe u ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga dhuna e aktet provokative si dhe të përkushtohen për kthimin e menjëhershëm të atmosferës së sigurt.
Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të jenë të kujdesshme për t’i shqyrtuar të gjithë faktorët që zgjedhjet e planifikuara në komunat veriore më 18 dhjetor, të mbahen në rrethana qetësie.
Në një përgjigje për mediat kosovare, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se BE dënon sulmet e dhunshme që ndodhën në veri të Kosovës. Ai u ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga dhuna e aktet provokative si dhe të përkushtohen për kthimin e menjëhershëm të atmosferës së sigurt.
“Autoritet e Kosovës duhet të marrin parasysh të gjithë faktorët e sigurisë, administariv dhe politikë për t’u siguruar që zgjedhjet të jenë përfshirëse dhe në rrethana qetësie”, ka thënë ai.
Situata në veri u përkeqësua pasi që, gjatë së martës, grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar incidente me armë zjarri dhe granata. Edhe ambasada amerikane në Prishtinë, ka vlerësuar se kushtet e brishta të sigurisë nuk e lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës sipas datës së përcaktuar.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës “duhet të jetë prioriteti më i lartë”.
Ndërkaq, nga Presidenca e Kosovës, kanë deklaruar se vlerësimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve u takon institucioneve të Republikës së Kosovës.
Beogradi i ka kundërshtuar gjithashtu zgjedhjet e planifikuara për komunat veriore reja. Petar Petkoviç, drejtor i së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, ka thënë se “Albin Kurti dëshiron të imponojë zgjedhje”.
Ndërsa, kryeministri Kurti, është shprehur se janë intensifikuar sulmet nga bandat kriminale serbe, por thotë se atyre po ju vije fundi. Ai ka thënë se sulme të ngjashme, janë shprehje e pasigurisë së rrjeteve kriminale në veri.
Të martën grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente me armë zjarri dhe granata.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë u shpallën në Kosovës, pas dorëheqjeve të përnjëhershme nga kryetarët e komunave veriore që janë pjesë e Listës Serbe.