Incidentet në Mitrovicën e Veriut, presidenca e Kosovës: Serbia po kërcënon hapur me agresion
Pas sulmit ndaj policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës, përmes shefit të kabinetit Blerim Vela.
Sipas tij Serbia po kërcënon hapur Kosovës duke rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon.
"Regjimi i Serbisë po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të saj ilegale në Kosovë në kërcënimin e hapur për të përdorur forcat policore e ushtarake për të kryer agresion kundër Kosovës.
Sipas librit të lojërave të Rusisë, ky është një kërcënim flagrant për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë në rajon," tha ai.
????#Serbia’s regime is moving from covert violent actions of its illegal structures in #Kosovo to overt threat to use pol-mil forces to conduct aggression against Kosovo.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 8, 2022
As per #Russia’s playbook, this is a blatant threat to endanger peace & stability in ???????? and the wider region. pic.twitter.com/UGbsh0hm6v
