Policët e Kosovës dhe EULEX-i rrethojnë zyrën e KKZ-së në Veri, dyshime për bombë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2022, 19:42
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe atyre të EULEX-it janë vendosur para zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.
Brenda kësaj zyre dyshohet për një mjet të pashpërthyer.
Më herët policia e Kosovës ka raportuar se në orët e pasdites dyshohet se ka pasur shkrepje armësh e shpërthime në Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut, por nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Po ashtu është thënë se protestuesit kanë demoluar zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor.
