Kosova kërkon anëtarësim në BE, Michel: Presidentja e shpalli kërkesën, i takon KiE ta trajtojë

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, nuk e kishte një përgjigje të qartë se çfarë do të bëhet me 5 vendet e BE që nuk njohin akoma Kosovën si shtet.

Sa i takon nismës së kësaj të fundit për paraqitur kandidaturën për anëtarësim në Union, Michel konfirmoi se kërkesa është shpallur nga Presidenca e Kosovës dhe se i takon Këshillit Europian ta trajtojë këtë temë.

Pyetje: Do të doja të flisja për temën e zgjerimit, sidomos për Kosovën. Sot, ka 5 vende që nuk e njohin ende këtë vend dhe sot në mëngjes, Presidentja e Kosovës kërkoi që do të dëshirojnë të paraqesin kandidaturën në Bashkimin Europian. A është e mundur e si i shikoni gjërat për Kosovën?

Charles Michel: Dy pika shkurtimisht. Unë konfirmoj që ky informacion u publikua, u shpall nga presidenca e Kosovës, elementi i parë. Elementi i dytë, i takon Këshillit Europian që ta trajtojë këtë temë e të shikojë se çfarë vijimi do t’i jepet kësaj iniciative.