Selaniku në flakë në përvjetorin e vrasjes nga policia të adoleshentit grek-VIDEO

Incidente të rënda shpërthyen mbrëmjen e sotme në Selanik, në 14-vjetorin e vrasjes nga policia të adoleshentit Aleksandros Grigoropoulos.
Atmosfera nuk vonoi të bëhej shqetësuese, menjëherë pas përfundimit të marshimit.
Luis Enrique jep sinjale lamtumire por vendimin do ta marrë federata
6 Dhjetor, 20:06
Kontejnerëve të mbetjeve ju vu flaka, dhjetëra kokteje molotov krijuan një atmosferë mbytëse, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me përdorimin e kimikateve.
Deri më tani janë bërë të paktën 15 arrestime, ndërsa tensioni është ulur pak para orës 21:00 me orën lokale. Forca të shumta policore janë vendosur në zonë.
Tensionet u regjistruan pas përfundimit të marshimit, kur protestuesit me kapuç ngritën barrikada në rrugën 'Olimpi'.
Dëme janë shkaktuar në makina të parkuara, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar mjetet e Shërbimit Zjarrfikës për të shuar flakët në kontejnerët e mbetjeve.




