Teksti final për marrëveshjen Kosovë-Serbi, Osmani: Nuk është diskutuar përmbajtja
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka bërë me dije se propozimi final për dialogun u është dorëzuar në Prishtinë dhe Beogradit.
Por a është diskutuar përmbajtja e tekstit përfundimtar gjatë seancave të mbyllura me liderët ballkanik?
Vjosa Osmani: Version i ri i BE është dorëzuar sot siç e ka thënë Borrell. Nuk është diskutuar përmbajtja e versionit të ri në takime. Është diskutuar parimi si i tillë. Fakti që është një iniciativë e përkrahur nga Franca, Gjermania e në veçanti nga SHBA si një nismë e re që intensifikon procesin e dialogut. Ne kemi përgatitur komentet e shtetit
tonë që janë dorëzuar në Bruksel dhe pastaj Brukseli bazuar në komentet e dy palëve ka bërë ndryshimet e nevojshme. Do të ketë një takim tjetër institucional sa i përket qëndrimeve të përbashkëta.
Borrel e konsideroi dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, një moment të rëndësishëm.
“Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit, është një moment i rëndësishëm. Mosmarrëveshja për targat ka përfunduar. Tashmë duhet të angazhohen në dialog, me propozimin që është hedhur në tryezë me mbështetjen e fortë të Gjermanisë dhe Francës. Teksti i fundit u është dërguar Beogradit dhe Prishtinës, tash ata duhet të nisin diskutimet, diskutime serioze, është një moment që ka një rëndësi të madhe”, ka thënë Borrelli në Tiranë.
