Pjesëmarrja e Vuçiç në samit, Vjosa Osmani: Krijon dramë për të pasur vëmendjen
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një konferencë u pyet nga gazetarja e RTV Ora Besmira Pelushaj lidhur me pjesëmarrjen e Vuçiç në samit si dhe nëse ka kushte shtesë për vijim e dialogut me Serbinë.
Si e vlerësoni pjesëmarrjen e Vuçiç në samit?
Vjosa Osmani: Pjesëmarrja e Vuçiç në Samit është tipike sikurse në çdo samit tjetër. Krijon një dramë për të pasur vëmendjen. Një herë thotë vij pastaj nuk vij pasi kështu shpreson të ketë vëmendjen e të tjerëve. Është një qasje qesharake. Vëmendja e vetme të cilën Serbia e ka është vëmendja e një shteti që nuk ka asgjë të bëjë me sundim të ligjit demokraci e vlera evropiane, kjo është Serbia e Vërtetë.
A ka kushte shtesë për vijim e dialogut me Serbinë?
Vjosa Osmani: Nuk ka kushte shtesë, BE është i përkushtuar të vijojë dialogu, për të vijuar plani franko gjerman. Shumë shpejt mund të vendoset një takim për tu diskutuar propozimi i ri.
