Drecun: Samiti i BE në Tiranë do të ishte i pakuptimtë pa pjesëmarrjen e Serbisë

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën Milovan Drecun tha sot se samiti i ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë do të ishte i pakuptimtë pa pjesëmarrjen e Serbisë, sepse Serbia është vendi më i rëndësishëm në këtë rajon, sipas tij.

Ai deklaroi se presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të vlerësojë nëse ai duhet të marrë pjesë në samit, por nëse ai vendos të mos shkojë, do të ishte një "katastrofë" për BE-në dhe vendet e tjera të rajonit.

“Serbia është vendi më i rëndësishëm në këtë rajon, samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishte i pakuptimtë pa pjesëmarrjen e Serbisë”, tha Drecun, citon Tanjug.