Kryeministri i Kroacisë: Serbia nuk mund të ulet në dy karrige, të rreshtohet me politikën e BE-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2022, 15:11
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç është shprehur se është koha e fundit që Serbia, nëse do që t’i bashkohet Bashkimit Evropian, t’i harmonizojë politikat e veta me ato të Bashkimit Evropian.
Ai u shpreh se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige dhe se nuk po luan një rol pozitiv në rajon, duke qenë se nuk i ka vënë as Rusisë sanksione.
Plenkoviç: Tani s’është koha të ulet në dy karrige. Nëse Serbia në të vërtetë ka ambicie dhe është e përkushtuar t’i bashkohet BE-së, është koha që të rreshtojë pozicionin e vet krah politikës së jashtme po ashtu.
Deklarata e Plenkoviç u bë në hyrje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
