Samiti i BE në Tiranë, kryeministrja serbe: Vuçiç duhet të marrë pjesë për t’u përballur me hipokrizinë
“Vuçiç duhet të shkojë në samitin e BE-Ballkanit Perëndimor të Tiranës. Kështu mund të përballet me hipokrizinë” . Është ky qëndrimi i kryeministres serbe, Bërnabiç pasi presidenti njoftoi javën e shkuar se do të bojkotojë samitin në shenjë protestë ndaj qëndrimit të BE-së për Kosovën.
Pjesëmarrja ose jo e presidentit të Serbisë në samitin e Tiranës është një çështje që ka sjellë jo pak tensione mes krerëve të BE por dhe të Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë duket se këtë të hënë janë dhënë sinjale të para për një rishikim të qëndrimi.
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç shprehet se është e rëndësishme që Aleksandër Vuçiç të jetë në kryeqytetin shqiptar ku do të jenë pjesë dhe drejtuesit më të lartë të bashkimit evoprian. Kjo do të bëjë të mundur përballjen me hipokrizinë.
Pakënaqësitë e Beogradit janë shtuar pas emërimit të Nenad Rashiqit në qeverinë e Kosovës, por për Begogradin kjo është e padrejtë pasi ai nuk ka mbështetjen e pakicave serbe.
Duke kërkuar reagimin e unionit evropian Vuçiç paralajmëroi se nuk do të jetë pjesë në takimin që do të mbahet në daën 5 dhjetor në qershor.
Refuzimi është kundërshtuar edhe nga kryeministri Edi Rama i cili ka theksuar se kjo do të sjellë dëmtim të vetë Serbisë.
Gjithesesi mbetet për tu parë deri të martën nëse delegacioni i Beogradit do të shkelë tokën shqiptare ku pritet të diskutohet procesi i Berlinit por po ashtu edhe e ardhmja e vetë Ballkanit.

