Aksidentet “sakatojnë” shqiptarët, 134 persona viktima në 10 muaj

Superstrada Lezhë-Shkodër mbetet një prej akseve me numër të lartë aksidentesh. Një person mbeti i plagosur, pasi makina që udhëtonte u përplas me një kamion. 134 persona kanë humbur jetën në rrugët e vendit në 10 muaj të këtij viti

Një përson mbeti i plagosur, pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me një kaion të tonazhit të rëndë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të së martës në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.

Pas përplasjes fuoristrada përfundoi e përmbysur në anë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit mori ndihmën e parë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërkohë nisi verifikime për shkaqet e përplasjes.

134 persona kanë humbur jetën nga janari në tetor në aksidente rrugore ku janë përfshirë 1,362 qytetarë.

Shpejtësia e lartë dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugore janë ndër arsyet kryesore, krahas problematikave që kanë disa akse të njohura për njolla të zeza.

 Aksidentet “sakatojnë” shqiptarët, 134 persona viktima