Përgjimet e SPAK, zbulohet edhe një kolumbian i tretë i përfshirë në laboratorin e drogës në Frakull
Përgjimet e SPAK kanë dokumentuar një kolumbian të tretë të përfshirë në laboratorin e kokainës në Fier.
Përvec Zamir Rodroges dhe shtetasit me iniciale F.B në kontaktet e Nikolin Gjolenës është zbuluar dhe kolumbiani me emrin Diego.
Ne dosje shkruhet se kolumbiani i identifikuar si Diego jeton në zonën e Farkës në Tiranë.
Emri i tij doli nga një përgjimi Denilson Cervenakut me Nikolin Gjolenen të arrestuar në kuadër të operacionit Kosistenca.
Deri më tani në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 10 persona ku asnjë prej tyre nuk i kanë pranuar akuzat.
Ngarkesa u bllokua më 25 nëntor 2022 në banesën e ish kryekomunarit në Frakull të Madhe të Fierit.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
